Labradori Roxher – anëtari i ri i Klinikës së Psikiatrisë! Qeni do të ndihmojë në procesin terapeutik të pacientëve

Nga B.M
646 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Labradori dy vjeç e gjysmë, me emrin Roxher, është anëtari më i ri i ekipit të Klinikës Universitare të Psikiatrisë, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga Klinika, Roxheri është adoptuar së fundmi dhe për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër është përshtatur me stafin dhe pacientët. Arsyet e adoptimit të Rogerit, sipas drejtoreshës së Klinikës, prof. dr. Sllavica Arsova, lidhen me zbatimin e aktiviteteve të asistuara nga kafshët – aktivitete të strukturuara, por jo të formalizuara, në të cilat marrin pjesë kafshë të përzgjedhura, më së shpeshti qen, me qëllim që të ofrojnë mbështetje emocionale, ndjenjë qetësie, ndërveprim social dhe përmirësim të mirëqenies së përgjithshme psiko-sociale të pacientëve. Për Roxherin është siguruar një shtëpizë përpara hyrjes së Klinikës dhe ai është nën kontroll të rregullt veterinar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër