Shkup, 19 korrik Zhurnal.mk – Tre shtetasit e Kosovës, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në drejtim të Kosovës, dyshohet se kanë pësuar aksident trafiku në rrugën Bllacë–Shkup, ku automjeti i tyre ka përfunduar në lumin Lepenc.
Sipas informacioneve të para, deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të tre personave.
Më herët, Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut kishte bërë të ditur se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, lidhur me rastin e tre shtetasve nga Vushtrria.
Bëhet fjalë për Ejup Ternavën, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët ishin parë për herë të fundit të shtunën rreth orës 22:00, pasi ishin nisur nga aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës. Që nga ai moment, familjarët kishin humbur çdo kontakt me ta dhe telefonat e tyre kishin qenë të paarritshëm.
Autoritetet po zhvillojnë hetime për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa operacioni për gjetjen e viktimës së tretë vijon.
