Peshevska dhe Petkoska në Parlamentin e Grave në Podgoricë

Nga D. V.
1,327 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Me ftesë të kryetares së Këshillit për Barazi të Parlamentit të Malit të Zi, Jelenka Andriq, kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zhaklina Peshevska, dhe deputetja Lidija Petkoska, anëtare e Komisionit, morën pjesë në Mbledhjen e Nëntëmbëdhjetë të Parlamentit të Grave, që u mbajt në Podgoricë me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Këshillit për Barazi dhe vendosjes së mekanizmit institucional për avancimin e barazisë në Mal të Zi.

Evenimenti ishte mundësi për të shkëmbyer përvoja dhe qëndrime midis parlamentareve nga rajoni mbi sfidat dhe arritjet në avancimin e barazisë, si dhe mbi rolin e parlamenteve në krijimin e politikave që sigurojnë mundësi të barabarta dhe pjesëmarrje më të madhe të grave në jetën publike dhe politike.

Në kuadër të vizitës, u mbajt takimi midis kryetares së Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zhaklina Peshevska, dhe kryetares së Këshillit për Barazi të Parlamentit të Malit të Zi, Jelenka Andriq. Në takim u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira në punën e dy komisioneve, dhe u diskutuan mundësitë për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, zbatimin e aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta, si dhe për avancimin e rolit legjislativ dhe mbikëqyrës të trupave parlamentarë në fushën e barazisë.

Barazia nuk është çështje e izoluar, por është vlerë themelore demokratike dhe tregues I rëndësishëm i zhvillimit të shoqërive moderne demokratike. U theksua se progresi i vërtetë matet përmes rezultateve konkrete që përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve dhe sigurojnë qasje të barabartë në të drejtat, mundësitë dhe drejtësinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër