Zhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Nga Xh M
2,486 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 korrik Zhurnal.mk – Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje dhe në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës lidhur me rastin e tre shtetasve nga Vushtrria, të raportuar të zhdukur në Shkup.

Siç bëri të ditur ambasada për Klankosova.tv, deri në momentin e fundit të raportimit ende nuk ka informacion të saktë që lokalizon vendndodhjen e Ejup Ternavës, Cennet Ternavës dhe Fatmire Shabanit.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tyre, pasi tre personat janë parë për herë të fundit të shtunën rreth orës 22:00, kur ishin nisur nga aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.

Që nga ajo kohë, sipas familjarëve, ata nuk kanë pasur qasje në telefonë dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me ta.

Kushdo që ka informacion për tre personat ose automjetin me të cilin kanë udhëtuar, mund të kontaktojë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojë Policinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër