Lajm i hidhur për Barcelonën, rikuperimi i yllit të ekipit mund të zgjas mbi dy muaj

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen, mund të mungojë për dy muaj, shumë më gjatë sesa kishte menduar fillimisht gjiganti katalanas.

Qendërmbrojtësi danez është diagnostikuar me një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, të cilën e pësoi gjatë fitores 3-1 kundër Sevillas.

Sipas Mundo Deportivo, ai tani parashikohet të humbasë të paktën tetë ndeshje, përfshirë El Clasicon kundër Real Madridit dhe ndeshjen e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain muajin tjetër dhe ndeshjen e La Ligës kundër Atletico Madridit në nëntor.

Christensen në ndeshjen ndaj Sevillas

Hansi Flick tani do të mbetet me Gerard Martin si opsioni i vetëm në qendërmbrojtës për t’u bashkuar me Pau Cubarsin.

Trajneri gjerman mund të mbështetet edhe te Eric Garcia dhe Jules Kounde në qendër të mbrojtjes nëse është e nevojshme, por këta dy lojtarë janë preferuar si mbrojtës të krahut të djathtë kohëve të fundit. 

artikuj të ndërlidhura