LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata nga ana e Maqedonisë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk –  Sipas raportit të mëngjesit të publikuar nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar dhe qarkullimi zhvillohet pa pengesa të mëdha.

Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë dhe të udhëtojnë me kujdes, veçanërisht gjatë sezonit veror kur pritet rritje e frekuencës së automjeteve.

artikuj të ndërlidhura