LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Nga D. V.
905 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 korrik, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).

“Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikën kufitare “Bogorodicë”, vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 15-30 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër