5
Shkup, 30 tetor, Zhurnal.mk – Më 29.10.2026 në SPB Tetovë është denoncuar se në një kantier ndërtimi në aksin rrugor të “Koridorit 8”, pranë urës për në fshatin Kamjan, automjeti motorik transportues “MAN”, pronë e një firme private dhe i drejtuar nga punëtori E.S.(26), është rrotulluar në një kanal që ishte në ndërtim e sipër. Me këtë rast, punëtori ka pësuar lëndime në me kokë, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
