Leonora Jakupi publikon fotografi nga protesta për ish-krerët e UÇK-së

Nga admin
369 e lexuar

Në Prishtinë është mbajtur Marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Drejtësi po kërkohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ky Marsh u organizua nga platforma “Liria ka emër”, ku u mblodhën mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës.

Hapja e Marshit u bë nga reperi Lyrical Son me performancën e “Ushtria Çlirimtare”.

Kanë interpretuar po ashtu edhe Ilir Shaqiri me djalin Korabin dhe nipin e tij.

Pati edhe performanca të tjera që sollën emocione dhe lot tek të pranishmit.

Pjesëmarrëse në protestë ka qenë edhe këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi.

Me anë të një fotografie në rrjete sociale, artistja ka treguar mbështetje për ish-krerët që ndodhen në Hagë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër