Levica: Mucunski gënjeu se Trump do të ndryshojë mendje lidhur me vizat për maqedonasit

Nga I.A
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Maqedonia, edhe pas shtatë muajsh, ende gjendet në listën e Trumpit prej 75 shteteve për lëshimin e vizave emigracioni, megjithëse ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në janar pompozisht paralajmëroi se “qytetarët e Maqedonisë i pret një surprizë pozitive lidhur me politikën e vizave të SHBA‑së në gjashtë muajt e ardhshëm”. Edhe pse ky afat tashmë ka kaluar, MPJ dhe Qeveria ndërkohë nuk kanë dalë me asnjë kumtesë për temën që vetë e hapën, thonë nga partia Levica.

„Është e qartë se e gjithë politika e jashtme e DPMNE‑së reduktohet në shpresën e verbër se serviliteti një ditë do të shpërblehet. Pavarësisht lajkatimit të vazhdueshëm ndaj administratës amerikane dhe ndjekjes jokritike të çdo politike të saj, Maqedonia mbetet në të njëjtën listë. Duket se në Uashington e vlerësojnë shumë më tepër bindjen sesa respektin.

Levica e fton ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, që sa më shpejt të japë shpjegim se çfarë ndodhi me ‘surprizat pozitive’ të paralajmëruara dhe si saktësisht duket procesi i bashkëpunimit me SHBA‑të me qëllim që këto paralajmërime të realizohen, pra deri ku ka arritur procesi i realizimit të tyre. Nëse përgjigjja e ministrit mungon, do të bëhet e qartë se kjo deklaratë është dhënë vetëm për të amortizuar pakënaqësinë e mundshme të qytetarëve lidhur me vendimin e Departamentit të Shtetit, me të cilin Republika e Maqedonisë u vendos në listën prej 75 shteteve për të cilët procesi i lëshimit të vizave emigracioni është ndalur plotësisht.

Në përpjekje për ta paraqitur Qeverinë si faktor që mund të ndikojë në vendimet e Uashingtonit, Mucunski vendosi një afat që vetë nuk arriti ta përmbushë. Herën tjetër, para se të premtojë se çfarë do të bëjë Trump, ndoshta së pari duhet të verifikojë nëse ka fare ndikim mbi vendimet që i paralajmëron me aq vetëbesim“, thuhet në kumtesën e partisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër