Gjorgjievski: Kujdesi për Shkupin nuk ka pauzë, qytetin ta ruajmë së bashku

Nga I.A
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka bërë një apel drejtuar qytetarëve për kujdes të përbashkët ndaj pastërtisë dhe rregullit në kryeqytet, duke theksuar se kujdesi për Shkupin nuk njeh pauza, festa apo fundjava të zgjatura.

Ai nënvizoi se vetëm me përgjegjësi të përbashkët dhe sjellje të ndërgjegjshme mund të ruhet qyteti i pastër, i rregullt dhe i këndshëm për jetesë.

„Kujdesi për Shkupin nuk ka pauza, festa apo fundjava të zgjatura. Vetëm me përgjegjësi të përbashkët mund ta ruajmë të pastër, të rregullt dhe të bukur. Ta ruajmë qytetin të bukur!“, porositi Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër