Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

Nga Xh M
2,425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 20 korrik Zhurnal.mk – Lidhja Shqiptare ka shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e prekur nga helmimi i ujit të pijshëm në komunën e Gostivarit, duke kërkuar që rasti të hetohet në mënyrë të shpejtë, profesionale dhe plotësisht transparente.

Në një komunikatë për opinionin, partia u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të prekurve dhe ka shprehur mbështetje për stafin mjekësor që, sipas saj, po punon me përkushtim në përballimin e situatës.

“Lidhja Shqiptare pret që institucionet kompetente të zhvillojnë një hetim të bazuar në fakte dhe ligj, pa mbrojtur apo paragjykuar askënd. Sipas partisë, përgjegjësia ligjore duhet të përcaktohet dhe rasti të zbardhet plotësisht.

Partia vlerëson se, përveç përgjegjësisë ligjore, duhet të ketë edhe përgjegjësi morale. Në komunikatë thuhet se si udhëheqësia e mëparshme ashtu edhe ajo aktuale e komunës nuk kanë treguar një përgjegjësi të tillë, duke shtuar se kjo ka ndikuar në gjendjen aktuale të Gostivarit.

Lidhja Shqiptare kërkon gjithashtu që institucionet të garantojnë furnizim të sigurt me ujë të pijshëm dhe informim të rregullt e të saktë për qytetarët.

“Besimi rikthehet vetëm me transparencë, përgjegjësi dhe veprim konkret. Shëndeti publik nuk është çështje politike, por përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në komunikatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër