Shkup, 20 korrik Zhurnal.mk – Qeveria në seancën e sotme të jashtëzakonshme mori vendim për përcaktimin e llojit të energensave, periudhën kohore, si dhe mënyrën e llogaritjes së akcizës, që mundëson ulje të akcizës për derivatet e naftës, ndërsa me këtë ulje të çmimeve të benzinës dhe dizelit, informoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska përmes një postimi në profilin e saj në Fejsbuk.
Qeveria, siç theksoi ministrja e Financave, vazhdon me qasje proaktive në përballimin e pasojave të krizës në Lindjen e Mesme.
“Po e monitorojmë me kujdes gjendjen dhe po reagojmë në kohë, me qëllim që t’i mbrojmë ekonomisë dhe standardin e jetesës së qytetarëve”, theksoi ministrja në postim.
Dimitrieska-Koçoska theksoi se me ndërhyrjen në akcizën do të kontribuohet për stabilizimin e çmimeve të derivateve të naftës, ndërsa indirekt në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve të tjera.
“Do të vazhdojmë me këtë qasje të përgjegjshme edhe në periudhën në vijim. Do ta monitorojmë gjendjen dhe do të ndërmarrim masa në kohë, konkrete dhe reale për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët, me qëllim që ta mbrojmë standardin e jetesës dhe ruajtjen e ekonomisë, e cila nga fillimi i mandatit tonë shënon trend të rritjes së shpejtë”, thekson ministrja në postimin në Fejsbuk.
