Era e fortë dhe breshëri shkaktuan dëme në Kumanovë

Nga Xh M
2,744 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 20 korrik Zhurnal.mk – Një stuhi e fortë e shoqëruar me shi, erë dhe breshër intensiv këtë pasdite shkaktoi dëme në disa lokacione në Kumanovë, me pemë dhe pjesë të strukturave metalike të shkatërruara, ndërsa shërbimet kompetente po ndërhyjnë në terren.

Sipas informacioneve fillestare nga Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave Kumanovë, era ka rrëzuar disa pemë në lokacione të ndryshme në Kumanovë, duke përfshirë “Blagoja Iliev Gune”, “Leskovaçka”, “Oktomvriska revolucija” dhe lokacione të tjera.

Era rrëzoi gjithashtu një çati metalike në rrugën “Leskovaçka” dhe një pemë në autostradën për në Shkup pranë një stacioni benzine përpara pikës së pagesës “Romanovc”, si dhe në rrugën e vjetër për në Sveti Nikollë.

Nga QRMK thonë se ekipet që janë tashmë në terren janë njoftuar. Drejtori i NP “Pastërtia dhe Gjelbërimi”, Sasho Tomiq, tha se ekipet po sanojnë degët dhe pemët e rëna nga rrugët.

Stuhia u shoqërua me erë të fortë, breshër dhe reshje shiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër