Ligji i ri për drejtuesit e lartë, sistem transparent për përzgjedhje

nga Xh M

Shkup, 18 shkurt – Profesionalizimi i shërbimit të lartë udhëheqës, kriteret e qarta për përzgjedhje, kufizimi i keqpërdorimit të ushtruesve të detyrës, ndjekja dhe vlerësimi i rezultateve të drejtuesve të lartë, si dhe zvogëlimi i bordeve drejtuese në tre anëtarë, janë ndër zgjidhjet kryesore të përfshira në projektligjin për drejtuesit e lartë, i cili sot ishte subjekt i debatit publik në Komisionin për sistem politik në Kuvend. Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, duke e arsyetuar ligjin, theksoi se reformat në administratën publike duhet të udhëhiqen si një proces i vazhdueshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Me këtë ligj ulim përbërjen e këshillave drejtuese në tre anëtarë. Dërgojmë porosi të qartë se menaxhimi me institucionet publike nuk guxon të jetë hapësirë për kompromise në dëm të cilësisë. I japim fund keqpërdorimit shumëvjeçar të institucionit – Ushtrues Detyre.”, – deklaroi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

Profesori Borçe Davitkovski vlerësoi se ligji përbën bazë ligjore për profesionalizimin e funksionarëve të lartë dhe për ndarjen e qartë të funksioneve drejtues nga ato politike, duke kërkuar edhe ndryshime në ligje të tjera.

“Paralelisht me këtë ligj të bëhet tentim që të zbatohet ndryshim në ligjin për ndërmarrje publike dhe objekte publike, për shkak se atje është numri më i madh i ushtarëve partiakë dhe personave jokompetentë.”, – theksoi profesori universitar, Borçe Davitkovski.

Profesori universitar Jahi Jahija, nga ana tjetër, theksoi se zgjedhjet për ushtruesit e detyrës dhe zvogëlimin e këshillave drejtues janë më shumë formale sesa thelbësore, duke shtuar se problemi kryesor mbetet si këta funksionarë të japin rezultate konkrete.

“Nëse dikush është ushtrues detyre apo ka mandat katërvjeçar nuk është vendimtare. Menaxhimi i mirë varet nga aftësia për të udhëhequr dhe për të arritur rezultate. Përzgjedhja e menaxherëve të mirë nuk është e njëjtë me sigurimin e shërbimeve cilësore nga administrata publike. Përveç përzgjedhjes formale, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë kyç që ndikojnë në efikasitet, kulturë organizative, mbështetje politike, burimet dhe sistemi i llogaridhënies.”, – u shpreh profesori universitar, Jahi Jahija.

Ligji është pjesë e agjendës më të gjerë reformuese të Qeverisë dhe e detyrimeve në procesin e integrimit evropian.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy