Ligji për Përfaqësim të drejtë dhe adekuat/ Dauti: Balanceri i padrejtë u hoq dhe më në fund fillon një epokë e re

nga Xh M

Shkup, 26 qershor – Zëvendës drejtori i Doganave, Mustafa Dauti ka komentuar kalimin në Qeveri të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuar duke thënë se BDI ka mashtruar shqiptarët duke i lënë pas dore, kurse tash fillon një epokë e re.

Postimi i plotë:

BDI ishte mbi 20 vjet në pushtet, por kurrë nuk ia doli të bëjë ligjin që garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit. I mashtruan me fjalë shqiptarët, ndërsa në vendimet e rëndësishme i lanë pas dore.

Sot, falë VLEN-it, ky ligj u bë realitet. Balanceri i padrejtë u hoq dhe më në fund fillon një epokë e re ku shqiptarët nuk do të llogariten më si numra, por si qytetarë me të drejta të plota!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More