​Limaj: Gjëja më e natyrshme është që Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit

Nga D V
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, është e natyrshme t’i vazhdohet mandati në krye të shtetit pas kthimit nga Haga.

Kjo pasi, siç tha Limaj për KosovaPress, Thaçit i është ndërprerë mandati i presidentit në gjysmë për t’iu përgjigjur ftesës nga Gjykata Speciale në nëntor të vitit 2020.

“Ai është president i Kosovës. Ai është! Në mënyrë të padrejtë iu ka prerë mandati. Është president i Kosovës. Nuk është, kryerja e mandatit… Presidentit të Republikës së Kosovës iu ka ndërprerë mandati, i detyrueshëm, për t’iu përgjigjur një ftese. Dhe kjo qe, përgjigjja. Kështu që… kjo çka po flasim është gjëja më e natyrshme është vazhdimi, vazhdimi aty ku e ka lënë. E rëndësishme të na kthehen në Kosovë, pastaj të gjitha bëhen”, tha Limaj për KosovaPress.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale do ta thotë fjalën përfundimtare në gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër