Shkup, 19 Mars, Zhurnal.mk – Kryetari i partisë opozitare maqedonase, LSDM-së, Venko Filipçe, sot e akuzoi qeverinë e Hristijan Micskoskit, se nuk po i zbaton reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Qytetarët deklarojnë qartë në të gjitha sondazhet e opinionit publik, mbi 70% duan që ne të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Sa na kushton që negociatat me Bashkimin Evropian nuk po hapen tani? A ka llogaritur dikush në qeveri se sa para do të mbërrijnë këtu kur të hapen fondet e pranimit, në të gjithë sektorët në përputhje me hapjen e kapitujve. Sa burime financiare në një përqindje të madhe dhe si grante do të arrijnë qytetarët tanë, çfarë përfitimesh kanë parë qytetarët e të gjitha shteteve anëtare që janë bashkuar me Bashkimin Evropian, si Kroacia e vjetër ashtu edhe ajo e re, për shembull Rumania, Bullgaria”, tha Filipce, në një konferencë për shtyp sot.
Sipas Filipçe qeveria nuk po e zbaton axhendën e reformave dhe në vend që të përmbushë detyrimet e saj për progres drejt BE-së, qeveria siç tha ai “po krijon me vetëdije përçarje dhe tensione në mënyrë që të ruajë vlerësimin e saj politik.”
“Ata flasin për reforma të zbatuara, lind pyetja se cilat reforma kur asnjë ligj në fushën e drejtësisë nuk u miratua vitin e kaluar nga axhenda e reformave. Ata po krijojnë konflikte të qëllimshme dhe po përhapin disa gënjeshtra për një komplot bullgar. Dhe kjo është një recetë e vjetër dhe e mirë për të ruajtur pushtetin, duke sakrifikuar të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve”, akuzoi Filipçe.
Mirëpo Filipçe nuk i përkutoi anketat të cilat thonë se shumicë dërmuese e maqedonasve janë kundër kushtit të Bullgarisë të ndryshimit të kushtetutës për të futur bashkësinë bullgare në të.
Vetëm 11% e maqedonasve etnik janë në favor të ndryshimeve kushtetuese për të përfshirë komunitetin bullgar, ndërsa 27% janë në favor të ndalimit të procesit të anëtarësimit në BE, sipas një sondazhi të ri të opinionit.
Kur u pyetën “Cilat ndryshime mendoni se duhet të bëhen në rrugën drejt Bashkimit Evropian?”, 57% e shqiptarëve etnikë u përgjigjën në favor të bërjes së ndryshimeve të imponuara nga Bullgaria dhe të përqafuara nga 26 shtete të tjera anëtare të BE-së në vitin 2022, ndërsa vetëm 7% e shqiptarëve etnikë pajtohen të ndalojnë negociatat e anëtarësimit me BE-në, të cilat janë ngrirë për më shumë se 3 vjet për shkak të së drejtës së vetos së Bullgarisë brenda bllokut evropian, sipas sondazhit të kryer nga Instituti për Demokraci Societas Civilis-Skopje (IDSCS) me seli në Shkup.
