LSDM-ja anulon marshin tradicional për 8 Marsin, do t’i bashkohet protestës “Nuk do të zhdukemi”

Nga Xh M
1,165 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 mars – LSDM-ja anulon marshin tradicional të 8 Marsit që duhej të mbahej nesër në Bogdanci dhe i bashkohet protestës “Nuk do të zhdukemi”, bëri të ditur sot kryetari i partisë, Venko Filipçe.

Siç theksoi Filipçe në konferencë shtypi, LSDM-ja nesër do të jetë me qytetarët.

“Edhe këtë vit duhej ta shënonim 8 Marsin, por ngjarja tragjike në Shkup, vdekja e nënës dhe fëmijës, na tronditi thellë. Kjo nuk është një tragjedi individuale, por një tjetër provë e problemit sistemik të dhunës ndaj grave, reagimit joadekuat të institucioneve dhe e dështimit të tyre për t’u përballur me këtë problem. Do të jemi si qytetarë së bashku me qytetarët për të thënë mjaft më me gratë dhe fëmijët e vdekur për shkak të mosreagimit të institucioneve”, theksoi Filipçe.

Ai tha se LSDM-ja nuk është pjesë e organizatorëve të protestës së nesërme, por se anëtarët dhe mbështetësit e saj po bashkohen si qytetarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër