LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 tetor, Zhurnal.mk – Nga LSDM theksojnë se në vend të konfidencialitetit, përmbajtja e letrës së dorëzuar në arkiv menjëherë është publikuar në mediat pranë pushtetit, ndërsa vetë programi, sipas tyre, nuk ka për qëllim reforma, por marrje dhe dobësim të frontit opozitar.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) doli me reagim të menjëhershëm të mbushur me kritika pasi përfaqësuesit e Platformës “Biseda për të ardhmen në 12:05” dorëzuan propozimet e tyre reformuese në arkivin e partisë. Nga LSDM platformën e quajtën ZNAM 2.0.

Partia thekson se 17 nënshkruesit e letrës po përpiqen ta imponojnë vullnetin e tyre kundrejt mbi 18.000 anëtarëve që kanë votuar për kryetarin aktual Venko Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër