LSDM përsëri kërkon nga qeveria ta thyejë heshtjen për Gruevskin

Nga D. V.
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 Maj, Zhurnal.mk – Partia opozitare maqedonase, LSDM, sot përsëri ka kërkuar nga qeveria e Hristijan Mickoskit që t’i jap fund heshtjes dhe paqartësive për çështjen e Nikolla Gruevskit i cili ende ndodhet i ikur në Hungari, shkruan Zhurnal.mk

LSDM kërkoi nga qeveria e Hristijan Mickoskit që të sqarojë nëse e ka bërë kërkesën tek qeveria e re hungareze për ekstradim të tij, ose nëse jo, atëherë pse nuk po e bënë dhe ta bëjë atë pa vonesë.
“Ka kaluar më shumë se një muaj që kur dokumentet mbërritën në Ministrinë e Drejtësisë. Çfarë duhet të ndodhë saktësisht që ato të dërgohen? Apo Mickoski dhe Îgor] Filkov thjesht nuk duan ta arrestojnë atë?,” tha LSDM në një komunikatë.

“Qytetarët meritojnë një përgjigje të qartë: A janë dërguar dokumentet e ekstradimit apo Mickoski ende po e mbron kriminelin më të famshëm maqedonas?,” vazhdoi tutje partia opozitare maqedonase.
“Mjaft me lojërat. Mjaft më me mbrojtjen e kriminelëve. Dërgoni dokumentet menjëherë! Drejtësi tani!, » bëri ftesën LSDM-ja.

Qeveria ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik nëse e ka dërguar kërkesën e re tek qeveria e Peter Magyar për Gruevski, dhe deri në këto momente të këtij shkrimi ende nuk ka reaguar në kërkesën e përsëritur sot nga LSDM-ja. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër