Lushaku-Sadriu pas takimit me shefin e EULEX-it: Askush nuk e di verdiktin e Hagës, kërkohet maturi institucionale

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se askush nuk e di verdiktin final që do të shpallet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar nevojën që institucionet e Kosovës ta presin me qetësi dhe maturi vendimin, raporton Ekonomia Online.

Ajo i bëri këto deklarata pas takimit të shefit të ri të EULEX-it në selinë e LDK-së, ku sipas saj është diskutuar edhe për situatën para shpalljes së aktgjykimit.

“Ishte shefi i misionit të EULEX-it dhe ka takime serike në fakt prezantuese sepse është shef i ri i EULEX-it dhe kishim një takim domethënë protokollar që ai e ka paraparë me të gjitha partitë politike”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu tha se gjatë takimit është konfirmuar se nuk dihet paraprakisht verdikti i trupit gjykues në Hagë, ndërsa ka bërë thirrje për reagim të matur institucional.

“U konfirmua që askush nuk e din verdiktin final (të trupit gjykues në Hagë) dhe ne të gjithë duhet të kontribuojmë që qetësisht ta presim këtë vendim dhe të reagojmë si shtet i maturuar për karshi vendimit. Domethënë u kërkua që të ketë, të themi, maturim institucional”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër