Lushtaku përkujton dëshmorët e Skenderajt

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar dëshmorët e kombit, duke bërë homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi, Lushtaku ka bërë të ditur se është përulur me nderim para dëshmorëve Naser Kodra dhe Adem Lushtaku nga Prekazi, Shkëlzen Gashi nga Kryshefci dhe Rrustem Hoti nga Morina.

Ai ka bërë homazhe edhe te Varrezat e Dëshmorëve në Mitrovicë, ku ka nderuar dëshmorët Agim Ramadani dhe Mustafë Shyti.

Në postimin e tij, Lushtaku ka përmendur me respekt të veçantë edhe doktorin e luftës dhe bashkëluftëtarin Lec Gradica, si dhe dëshmorët Mehmet Saliuku, Behram Morina dhe Skender Alushani.

“Sakrifica e tyre mbetet e skalitur në historinë e lirisë së Kosovës. Kujtimi për ta është i përjetshëm, ndërsa vepra e tyre do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë”, ka shkruar Lushtaku.

Ai e ka përmbyllur mesazhin me shprehjen: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër