LVV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje në parim për formimin e institucioneve

Nga Xh M
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 korrik Zhurnal.mk – Pajtim në parim për të lidhur koalicion, në takimin e së premtes, kanë arritur Albin Kurti me Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin. Siç është informuar KOHA dakordimi përfshinë ndarjen e tri pozitave kryesore të shtetit. Megjithatë për të marrë zyrtarizimin, palët po presin zhvillimet brenda LDK-së

Në takimin e disa ditëve më parë që zgjati më shumë se dy orë, Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë marrë vesh në parim për formimin e institucioneve dhe ndarjen e pozitave në to.

Zyrtarisht kjo nuk është konfirmuar nga asnjëri subjekt, por sipas informatave që ka siguruar KOHA, Lidhja Demokratike do të përfshihet në koalicion qeverisës duke marrë zëvendëskryeministrin e parë dhe tri Ministri. Gjithashtu, sipas burimeve të KOHËS, LDK-ja do ta marrë edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Ndërsa emrin e presidentit do ta propozojë Vetëvendosje.

“Marrëveshja është arritur, por ky pajtim mes palëve ende nuk është zyrtarizuar për shkak të problemeve brenda LDK-së”, ka bërë të ditur burimi i KOHËS.

Nga grupi prej 18 deputetëve, pakënaqësi me Abdixhikun kanë shprehur gjashtë deputetë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Janina Ymeri dhe Arben Gashi./koha.net

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër