Macklemore: Nëse kam arritur të tërheq vëmendjen ndaj Palestinës, atëherë ky është turneu më i suksesshëm që kam bërë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reperi amerikan, Macklemore, ka reaguar pasi performancat e tij në kuadër të turneut të Ed Sheeran u hoqën pas mesazheve të tij pro-palestineze.

Në një postim të gjatë në Instagram, ai tha se nëse largimi i tij ka bërë që më shumë njerëz të flasin për Palestinën, atëherë e konsideron këtë si turneun më të suksesshëm të karrierës së tij.

Macklemore konfirmoi se Sheeran dhe ekipi i tij morën vendimin për ta larguar nga turneu, por theksoi se as ai, as Sheeran dhe as artistë të tjerë nuk mund të konsiderohen viktima të situatës.

Sipas tij, ata kanë karriera, të ardhura, mundësi, siguri dhe audienca në të gjithë botën.

Reperi e cilësoi popullin palestinez si viktimën e vërtetë, duke iu referuar njerëzve të vrarë, të uritur dhe të zhvendosur nga lufta në Gaza.

Macklemore tha gjithashtu se vendimi erdhi pas një jave diskutimesh të vështira me Ed Sheeran, të cilin e njeh prej 13 vitesh dhe e konsideron si vëlla.

Ai tha se miqësia e tyre nuk mund ta pengojë atë të flasë hapur për atë që beson.

Sipas reperit, Sheeran ishte përballur me presion nga pronarë stadiumesh në ShBA për ta larguar atë nga turneu, në mënyrë që të mos rrezikoheshin koncertet e tjera.

Në fund të reagimit, Macklemore përsëriti mesazhin “Free Palestine”, duke thënë se nuk kishte nevojë për dhjetë koncerte, por vetëm për dy mundësi për ta përcjellë atë mesazh përpara dhjetëra mijëra njerëzve. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër