Paris, 14 prill, Zhurnal.mk – Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump dhe me presidentin iranian Massoud Pezeshkian, duke u kërkuar të rifillojnë negociatat e ndërprera mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Macron theksoi se është e domosdoshme të rikthehet dialogu për të sqaruar keqkuptimet dhe për të shmangur një përshkallëzim të ri të tensioneve.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e respektimit të plotë të armëpushimit nga të gjitha palët, duke shtuar se ky proces duhet të përfshijë edhe Libanin.
Në një postim në rrjetin social X, presidenti francez deklaroi se rifillimi i negociatave të ndërprera në Islamabad është kyç për stabilitetin rajonal dhe për shmangien e një konflikti më të gjerë.
