Çitaku: Shumica parlamentare ka opsione të tjera për zgjedhjen e presidentit, jo vetëm PDK-në

Nga D. V.
264 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se nëse shumica  parlamentare është e interesuar për të zgjedhur presidentin nuk e ka opsion të vetëm, bashkëbisedimin dhe dakordimin me PDK-në, por ka edhe opsione të tjera, raporton Ekonomia Online.

“Parlamenti i Republikës së Kosovës i ka 120 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës i ka vetëm 22 deputetë. Shumica parlamentare nëse është e interesuar për të zgjedhur presidentin nuk e ka opsion të vetëm bashkëbisedimin dhe dakordimin me PDK-në, ka edhe opsione të tjera.

Zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm për një demokraci parlamentare. Dhe ne kemi deklaruar që kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon, çështjes në fjalë dhe kemi kërkuar nga zoti Kurti që të formalizojë kërkesën e tij karshi Partisë Demokratike të Kosovës në një letër të shkruar. Deri në këtë moment një letër e tillë nuk ka ardh në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndoshta ka adresa tjera”, tha ajo.

Sa i përket qëndrimit për ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, tha se do të bëhet i ditur në seancë.

“Qëndrimin tonë do ta bëjmë të ditur në seancën plenare, nesër do ta kemi mbledhjen e grupit parlamentar. Mirëpo është shumë e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër