Evian, 15 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të kërkojë nga homologu i tij amerikan, Donald Trump vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën dhe rritjen e presionit ndaj Rusisë, me synim arritjen e një marrëveshjeje paqeje, raportoi AP.
Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet gjatë samitit të G7-tës në Evian, ku nesër pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Macron theksoi se çdo negociatë duhet të zhvillohet me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe Rusisë, por edhe të SHBA-së dhe Evropës.
Macron ka kundërshton kërcënimet e Trump për tarifa ndaj verës franceze, nëse Franca nuk heq taksën ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.
Presidenti francez deklaroi se nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve të Trump për vendosjen e tarifave 100% ndaj verërave franceze.
Ai tha se taksa është një vendim evropian dhe nuk i takon SHBA-së të përcaktojë ligjet evropiane apo franceze.
Sipas Macron, çështja do të trajtohet “me respekt, por me vendosmëri” në samitin e G7-tës.
Macron tha se Franca dhe aleatët perëndimorë janë të gatshëm të veprojnë shpejt për rihapjen paqësore të Ngushticës së Hormuzit.
Ai përmendi praninë ushtarake franceze në rajon, përfshirë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle”, e cila mund të angazhohet brenda pak ditësh nëse konfirmohet marrëveshja SHBA–Iran.
