Macron u kërkon të rinjve shkëputjen nga ekranet dhe shijimin e jetës reale

Nga D. V.
91 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 17 prill Zhurnal.mk – Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka bërë thirrje të rinjve të shkëputen nga pajisjet elektronike dhe të kalojnë të paktën një ditë në muaj plotësisht offline.

Gjatë një takimi me nxënës në Villers-Cotterêts,  presidenti Macron sugjeroi që në atë ditë fëmijët të lexojnë, të shkruajnë, të marrin pjesë në aktivitete teatrore, të kalojnë kohë me të tjerët dhe të krijojnë diçka së bashku.

“Rrjetet sociale po i marrin vëmendjen brezit të ri”, tha ai.

“Ju lamë në këtë xhungël dhe ajo jua vodhi vëmendjen”, u shpreh Macron duke shtuar se është e nevojshme të ngadalësohet ritmi dhe të ndihmohen të rinjtë që të rriten si qytetarë.

Macron ka mbështetur gjithashtu ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, një masë që po diskutohet aktualisht në Senatin francez.

Ai dëshiron që kjo nismë të hyjë në fuqi që në fillim të vitit të ardhshëm shkollor në shtator, duke përmendur shqetësimet për ndikimin e kohës para ekranit në arsim dhe shëndetin mendor.

Projektligji është miratuar nga Asambleja Kombëtare në janar, por një komision i Senatit ka ngritur shqetësime ligjore për një ndalim kaq të gjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër