Maksimalja deri në 38 gradë sot, IHMK-ja rekomandon shmangien e ekspozimit në diell

Nga D. V.
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale parashihet të jenë mes 12 dhe 18 gradë Celsius, njofton Dukagjini.

Ndërkaq ato maksimale parashihet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.

Mes tjerash, IHMK-ja në njoftim bën të ditur se gjatë orës së mesditës rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell, personat me sëmundje kronike, fëmijët e të moshuarit duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe rekomandon konsumim të lëngjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër