Malaj: Inflacioni 2,9% në shtator, nën mesataren e BE-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se Shqipëria regjistroi një normë inflacioni prej 2,9% në shtator, më e ulët kjo se mesatarja e Bashkimit Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj theksoi se ky tregues pasqyron qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe masat e ndërmarra për të përballuar presionet e çmimeve.

Ministri Malaj bëri të ditur se, për monitorimin e tregut të karburanteve, është rikthyer Bordi i Transparencës, ndërsa një tjetër mekanizëm në dispozicion është ulja e akcizës, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve.

Malaj u ndal edhe te Pasqyra e Çmimeve, si një instrument për rritjen e transparencës dhe për t’u mundësuar qytetarëve krahasimin e çmimeve të produkteve të përditshme.

Sipas Malajt, objektivi është ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve dhe mbështetja e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër