Malaj: Rreth 1,35 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve, bonusi i bebeve mujor deri në moshën 5 vjeç

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027” dhe projektligjet e paketës fiskale.

Malaj tha se një nga prioritetet kryesore të qeverisë vijon të jetë mbështetja për moshën e tretë ku pensionet zënë një vend të veçantë në prioritetet e buxhetit.

Ministri theksoi se me buxhetin 2027 parashikohet indeksimi i pensioneve në prill 2027, me një fond prej rreth 1,35 miliardë lekësh.

Gjithashtu, Malaj bëri me dije se do ketë dyfishim të vlerës së bonusit mujor për pensionistët sipas kategorive të përcaktuara, duke filluar nga 1 janari 2027, me një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh për vitin.

Në fjalën e tij, Malaj tha se buxheti i vit të ardhshëm forcon edhe politikat e mbrojtjes sociale, me fokus te fëmijët, familjet dhe kategoritë më në nevojë.

Ministri tha se parashikohet dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre.

Gjithashtu, shtoi ai, do vijojë bonusi i bebeve, por këtë herë përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5 vjeç, ku vlera rritet progresivisht për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë.

Malaj nënvizoi se janë parashikuar rreth 1,3 miliardë lekë në vit për shërbimet sociale dhe strehimin e përballueshëm.

Me buxhetin 2027 do të vijojë kompensimi nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në 48.000 lekë për familjet me fëmijë nën 18 vjeç.

artikuj të ndërlidhura