Manasievski: LSDM, Levica dhe DUI po e bllokojnë përparimin e shtetit përmes mosmiratimit të Kodit Zgjedhor

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – VMRO‑DPMNE akuzon se SDSM, Levica dhe DUI po e bllokojnë miratimin e Kodit të ri Zgjedhor dhe, siç theksojnë, po e pengojnë përparimin e shtetit.

Sipas partisë, Kodi Zgjedhor është proces i rëndësishëm reformues, i lidhur drejtpërdrejt me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe me përmbushjen e obligimeve të Agjendës së Reformave. VMRO‑DPMNE thekson se Maqedonia e Veriut ka realizuar me sukses nëntë nga dhjetë reformat, ndërsa pengesa e vetme mbetet bllokada e partive opozitare.

Partia paralajmëron se mosmiratimi i Kodit Zgjedhor krijon rrezik për humbjen e fondeve shtesë nga Plani Evropian për Rritje.

Sipas VMRO‑DPMNE‑së, opozita po i vendos interesat partiake mbi interesat shtetërore dhe, në vend të reformave, po zgjedh opstruksione politike që dëmtojnë proceset e rëndësishme për vendin.

artikuj të ndërlidhura