Manasievski: LSDM me gënjeshtra të reja për Alta Bankën, ankandin publik po përpiqet ta paraqesë si marrëveshje sekrete

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20  nëntor, Zhurnal.mk – LSDM sërish po manipulon me akuza të pabaza lidhur me Alta Bankën, edhe pse të gjitha pretendimet e mëparshme u dëshmuan të pavërteta, akuzoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski.

“Kur nuk kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve dhe nuk kanë rrugëdalje nga dështimi i tyre në riorganizimin e partisë, menjëherë krijojnë gënjeshtra të reja për rastin e Alta Bankës. Të rikujtoj, gënjyen se ka transfere të dyshimta milionëshe drejt Serbisë dhe Rusisë, gënjyen se po derdheshin para nga Serbia në Maqedoni, gënjyen se banka do të falimentonte, se qytetarët do të mbeteshin pa para dhe për çfarë nuk gënjyen. Por në fund, më e rëndësishmja është se gjithçka doli e kundërta e pretendimeve të tyre, pra në favor të qytetarëve.

Për të parandaluar përpjekje të tilla të dëshpëruara në të ardhmen nga ana e Filipçes dhe LSDM-së për të fituar pikë të vogla politike, në Kodin e ri Penal do të futet një vepër e re penale, e cila parashikon dënim me burg për secilin që, përmes pozitës dhe reputacionit të tij zyrtar ose shoqëror, me deklarata apo dokumente të rreme, do të publikojë informacione të pasakta duke rrezikuar stabilitetin e sistemit bankar”, tha Manasievski.

Ai theksoi se Filipçe dhe LSDM fillimisht akuzojnë, ndërsa më pas faktet i demantojnë.

“Qytetarët meritojnë të vërtetën, e jo një episod të ri të fushatës së tyre politike. Mjaft më me përhapjen e lajmeve të rreme, histerisë dhe panikut mes qytetarëve”, tha Manasievski.

artikuj të ndërlidhura