Manasievski: LSDM një qëndrim në pushtet, tjetër në opozitë

Nga B.M
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill, Zhurnal.mk – Ish-kryeministra dhe zëvendëskryeministra, si dhe ish-kryetarë të LSDM-së, si Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski dhe Radmilla Shekerinska, derisa ishin në pushtet ishin qartë kundër Qeverisë teknike, ndërsa sot, kur janë në opozitë, kundërshtojnë shfuqizimin e të ashtuquajturës Qeveri e Përzhinës, ka shkruar në rrjetet sociale Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

“Nuk na habit politika e Filipçes, e cila thotë – çfarëdo që thotë apo bën VMRO-DPMNE, ne do ta kundërshtojmë. Kjo politikë që po e shkruajnë Zaev dhe Bashanoviq, nuk i sjell të mira LSDM-së.

Ndryshe nga ata, VMRO-DPMNE ka të njëjtin qëndrim si në opozitë ashtu edhe në pushtet. Qeveria teknike duhet të shkojë në histori”, deklaroi Manasievski.

Sipas tij, Maqedonia është shtet demokratik dhe i plotëson të gjitha kapacitetet institucionale për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër