Maqedonia e Veriut renditet e 84-ta në luftën kundër korrupsionit

Nga B.M
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shkurt – Maqedonia e Veriut renditet e 84-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2025 të “Transparency International”, me një rezultat prej 40 pikësh, i njëjtë me vitin e kaluar.

Në raportin vjetor të organizatës që mat perceptimin e korrupsionit në 182 vende në botë, Maqedonia nuk ka përparuar në luftë kundër korrupsionit, sepse ka të njëjtin numër pikësh, por për shkak të rënies së disa vendeve në indeks që ishin përpara saj, ajo ndan vendin e 84-të me gjashtë vende të tjera. Në raportin e vitit 2024, ajo ishte e 88-ta.

Rezultati më i mirë në dekadën e fundit ishte në Indeksin e publikuar në vitin 2023, kur, me 42 pikë, Maqedonia ishte e 76-ta në listë.

Vendet e Evropës Perëndimore përbëjnë nëntë nga dhjetë vendet e para në nivel global në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër