Rita Ora tregon trupin e tonifikuar, teksa shfaqet në plazh në Sydney me Taika Waititi

Nga B.M
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në plazhin e Sydney-t, ku u shfaq krah bashkëshortit Taika Waititi.

Këngëtarja 35-vjeçare tregoi linjat e saj trupore me një bikini dhe pantallona të shkurtra të verdha, duke kombinuar pamjen me syze elegante dhe një peshqir mbi supe.

Regjisori 50-vjeçar e shoqëronte me një stil të relaksuar veror, teksa çifti shijonte kohën në bregdet, shkruan DailyMail.

Paraqitja e tyre vjen pas mbërritjes së Ritës në Australi, ku pritet të marrë pjesë në eventin Vogue Forces of Fashion në Sydney dhe të performojë në Grand Prix të Formula 1 në Melbourne.

Së fundmi, Rita ka folur edhe për jetën e saj familjare, duke treguar se roli si njerkë për dy vajzat e Taikës ka qenë një përvojë e papritur, por domethënëse.

Ajo ka theksuar se miqësia e fortë mes tyre është baza e martesës, e cila u zyrtarizua në një ceremoni sekrete në vitin 2022. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër