​Mark Rutte nesër viziton Kosovën – takohet me Osmanin e Kurtin

nga D V

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut do të vizitojnë Kosovën më 11 mars.

Gjatë kësaj vizite, Rutte do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani.  Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga NATO. 

Shefi i NATO-s do të takohet edhe me udhëheqësit e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, si dhe me ata të Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) dhe përfaqësues të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK).

Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë që kur ai mori drejtimin e NATO-s në tetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit ai do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në Kampin Butmir, ku do të takohet me Komandantin e NHQSa-së, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Rutte ka theksuar se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi është një çështje e rëndësishme, duke shtuar se nuk sheh arsye për të dyshuar nëse do të ketë ndonjë ndryshim të theksuar në angazhimin e Shteteve të Bashkuara në NATO.

Ndryshe, stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka qenë një prej çështjeve kryesore që ka dominuar diskutimet ndërkombëtare për dekada, kryesisht për shkak të tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë. NATO-ja ka mbi 4 mijë trupa në Kosovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More