Marrëveshja Kurti-Abdixhiku, Pacolli e VV: Prof.Dr. Bekim Sejdiu emri i Presidentit të ri të Kosovës

Nga D V
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka publikuar një status në rrjetet sociale pas njoftimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, se është arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për emrin e kandidatit konsensual për president të Kosovës.

Pacolli, në postimin e saj, ka shkruar: “Prof. Dr. Bekim Sejdiu është emri i Presidentit të ri të Kosovës.”

Më herët, Abdixhiku njoftoi se pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është arritur një marrëveshje për kandidatin konsensual për postin e presidentit.

Emri i Bekim Sejdiut, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ishte përmendur ditët e fundit në kuadër të diskutimeve politike për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër