Marrëveshje kyçe për sigurinë: Prokuroria dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare forcojnë bashkëpunimin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 prill Zhurnal.mk – Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski, dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski, nënshkruan sot një Memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, me synim rritjen e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike, marrëveshja synon zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit institucional, duke mundësuar parandalim dhe ndjekje penale më efektive dhe më të koordinuar.

Memorandumi parasheh forcimin e mekanizmave ligjorë për shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve ndërmjet dy institucioneve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive profesionale. Gjithashtu, dokumenti përfshin pjesëmarrje të përbashkët në projekte, konferenca dhe punëtori, si dhe intensifikimin e komunikimit në fusha me interes të përbashkët.

Në të njëjtën kohë, me këtë marrëveshje rregullohet edhe zbatimi i standardeve të larta të sigurisë dhe besueshmërisë gjatë shkëmbimit të informacioneve, duke garantuar mbrojtjen dhe përdorimin e duhur të tyre.

Ky hap konsiderohet si një zhvillim i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend.

artikuj të ndërlidhura