Video-lojërat, pasion në rritje te të rinjtë, por përdorimi i tepruar ngre shqetësime

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 nëntor Zhurnal.mk – Video-lojërat prej kohësh nuk konsiderohen më vetëm një formë argëtimi, por për shumë të rinj janë kthyer në një pasion të vërtetë. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që përvoja e lojërave të jetë gjithnjë e më realiste, duke tërhequr vëmendjen e miliona përdoruesve në mbarë botën. Qytetarët e anketuar nga Alsat kanë mendime të ndryshme për ndikimin e video-lojërave. Sipas tyre, ato kanë edhe anët e tyre pozitive, megjithatë, si në çdo gjë tjetër, edhe në këtë drejtim duhet të ketë kufij.

“Sinqerisht, këto janë shumë interesante me shoqëri, lojëra shoqërie, sa luaj? Nuk luaj shumë 2-3 ditë në jave nga një orë ashtu diçka, zakonisht aq. Në përgjithësi jo, mendoj se lojërat ato që janë më shumë të fokusuara ne konkurueshmëri, ato rrisin fokusin sinqerisht, 01:02 Nuk mendoj se ndikojnë negativisht në jetën tonë aq sa e bëjnë njerëzit që ndikojnë”, tha një qytetar.

“Jo shume shpesh realisht më herët kur kisha më shumë kohe luaja më shume se tash që jam në fakultet dhe studioj, prioritet e kam fakultetin.00:45 Ekziston një masë e caktuar realisht, do të thotë ka shumë benefite, por pastaj të them ka një kufi, ku pas asaj jeni shumë të dhënë i lëni tjerat aspekte në një anë dhe thjesht, nuk them se është negativisht por”, u shpreh një qytetar tjetër.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme, videolojërat mund të jenë një formë argëtimi, sfide dhe një mënyrë e mirë për të kaluar kohë me të tjerët. Megjithatë, gjithçka varet nga mënyra se si i përdorim dhe nga koha që u kushtojmë në përditshmërinë tonë.

artikuj të ndërlidhura