Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Nga Xh M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 12 qershor Zhurnal.mk – Diplomacia evropiane ndaj Maqedonisë së Veriut po vazhdon me intensitet të shtuar. Pas vizitës së Antonio Kosta dhe takimeve të udhëheqjes shtetërore me liderët evropianë, në Shkup në fillim të korrikut pritet të vijë edhe komisarja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos.

Sipas burimeve për Televizionin Telma nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Delegacioni i BE-së në vend, vizita është e paralajmëruar dhe e pritshme, por data e saktë dhe agjenda ende nuk janë finalizuar. Përmenden datat 6–8 korrik si periudhë e mundshme.

Vizita vjen në një moment kur po rihapen çështjet rreth zhbllokimit të procesit të integrimeve evropiane, para dhe pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Tivat.

Ndërkohë, pavarësisht sinjaleve nga BE përmes një non-paper-i të ri për qasje “hap pas hapi” ndaj disa vendeve, qeveria në Shkup mbetet në qëndrimin se ndryshimet kushtetuese nuk do të bëhen pa garanci të qarta nga Bashkimi Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër