Më shumë bullgarë udhëtojnë në Maqedoni sesa qytetarë të RMV-së në Bullgari

Nga D V
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Në qershor, në Maqedoninë e Veriut kanë udhëtuar 6.400 shtetas bullgarë më shumë sesa shtetas maqedonas që kanë udhëtuar drejt Bullgarisë, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave në Sofje, të publikuara nga portali Ekspres.

Rreth 33.900 shtetas bullgarë muajin e kaluar e kanë vizituar Maqedoninë, krahasuar me 27.500 shtetas maqedonas që kanë udhëtuar drejt shtetit fqinj lindor. Maqedonia është destinacioni i shtatë për turistët bullgarë sipas numrit të vizitave, ndërsa Bullgaria renditet e dhjeta në zgjedhjen e turistëve nga Maqedonia.

Destinacionet kryesore të udhëtimeve të shtetasve bullgarë:
• Turqia – 249.700
• Greqia – 223.700
• Rumania – 94.800
• Gjermania – 67.600
• Serbia – 62.400
• Italia – 37.800
• Maqedonia – 33.900
• Austria – 31.500
• Spanja – 26.500
• Franca – 25.100

Shtetet që kanë realizuar më shumë vizita në Bullgari:
• Rumania – 246.600
• Turqia – 242.200
• Gjermania – 122.200
• Greqia – 110.000
• Ukraina – 109.200
• Polonia – 104.500
• Serbia – 82.100
• Çekia – 48.200
• Mbretëria e Bashkuar – 44.600
• Republika e Maqedonisë së Veriut – 27.500

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër