Mbaruan pushimet / Mërgimtarët marrin rrugën e Gurbetit

Nga Xh M
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 gusht Zhurnal.mk – Mërgimtarët dalëngadalë po marrin rrugën e kthimit për në Perëndim, pasi përfunduan pushimet verore në vendlindje. Në vendkalimin kufitar Tabanoc, dominojnë makina me targa të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë e Belgjikës. Sado që të qëndrojnë në vendlindje, për ta nuk mjafton pasi nuk mund të çmallen me të gjithë familjarët. Më së shumti thonë se kënaqen fëmijët.

“Deri këtu mirë. Në vendlindje njeriu gjithmonë kënaqët më tepër me familje apo jo?
Bile bile ende nuk kanë ardhur në vete fëmijët.
Sa qëndruat dhe a arritët të vizitoni të gjithë familjen?
Po po, katër javë kemi qëndruar.
A mjaftojnë katër javë për një gurbetçar?
Nuk mjaftojnë asnjëherë por janë gjërat të limituara, çfarë të bëjmë.
A mendoni ndonjëherë ta leni gurbetin e të ktheheni në Kosovë?
Me mëndu mendojmë gjithmonë por çfarë na pret e ardhmja nuk mund ta përcaktojmë ende”, u shpreh një mërgimtar.

“Shumë bukur, shumë mirë.
Sa qëndruat? 20 ditë.
A mjaftojnë 20 ditë për një gurbetçar?
S’mjaftojnë por kënaqemi me kaq. Fëmijët kënaqen më shumë apo ju? Fëmijët, për ato jemi kthyer më shumë. A mendoni ndonjëherë të lëni Gjermaninë dhe të ktheheni në vendlindje? Për momentin jo, vështirë këtej. Po fëmijët? Po për këto fëmijë kemi ardhë”, thotë një mërgimtar tjetër.

“Tani do të shkoni, kur do t’ju shohim përsëri në Maqedoni?
Po shëndosh nëse është kismet, sa më shpejtë të vijmë.
Gjithsesi atje është më mirë apo jo?
Jo të them të drejtën më mirë është në shtëpi. Shtëpia është shtëpi por çfarë të bëjmë”, tha mërgimtari.

Për dallim prej viteve tjera, këtë herë mërgimtarët janë përballur me sistem të ri të pagesës së gjobave pikërisht në Tabanoc. Të gjithë ata që kanë kryer shkelje në komunikacion, e që janë detektuar nga sistemi “Safe City”, gjobat duhet t’i paguajnë në kufi. Ditët e para ky sistem shkaktoi tollovi të shumta në sportele pasi hyrja në fuqi e këtij sistemi erdhi pa paralajmërim. Dy ditë më pas, MPB vendosi në dispozicion aplikacionin online për pagesë të gjobave, gjë që e lehtësoi procedurën. Që nga shkurti e deri më 20 gusht, sistemi “Safe City” ka evidentuar madje 301 mijë shkelje për ngasje të shpejtë, 58% e të cilave janë bërë nga shtetas të huaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër