Mbi 60 qytetarë u kapën në flagrancë duke hedhur mbeturina në mbrëmje dhe paguan nga 50 euro dënim

nga Xh M

Shkup, 28 janar – Mbi 60 banorë të Shkupit morën gjobë prej 50 eurosh pasi u kapën në flagrancë duke hedhur mbeturina pas orës 22:00. Masa për ndalimin e hedhjes së mbeturinave gjatë orëve të mbrëmjes është në fuqi prej disa muajsh, ndërsa periudha e paralajmërimeve dhe përshtatjes ka përfunduar, ndaj inspektorët tani veprojnë rreptësisht.

Sitel vërejti se bulevardet kryesore janë të pastra dhe kontejnerët bosh, por në zonat e lagjeve ende shihet tejmbushje e mbeturinave. Kryetari i Qytetit të Shkupit theksoi se kjo masë ka sjellë rregull dhe disiplinë në deponimin e mbeturinave.

Sipas Qytetit të Shkupit, inspektorët e mjedisit në tre muajt e fundit kanë kryer mbi 45 kontrolle të jashtëzakonshme në zonën e OHIS-it, Staklarës dhe komunës së Sarajit, me gjoba nga 1.000 deri në 53.000 euro. Personat përgjegjës për menaxhimin e mbeturinave janë gjobitur me 3.000 euro, ndërsa personat fizikë kanë marrë gjoba nga 250 deri në 500 euro për deponim të parregullt ose djegie të mbeturinave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More