Shkup, 30 tetor, Zhurnal.mk – Në vitin 2025, 70 843 subjekte afariste të orientuara drejt tregut kanë realizuar qarkullim prej 2 226 478 milionë denarë dhe kanë gjeneruar vlerë të shtuar bruto prej 522 087 milionë denarë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.
Qarkullimin më të madh prej 38.7% e kanë realizuar subjektet afariste nga sektori i Tregtisë me pakicë dhe shumicë dhe Industria përpunuese prej 24.5%.
Pjesëmarrjen më të madhe në vlerën e shtuar të përgjithshme e zë Industria përpunuese 26.2%, më pas vijon Tregtia me shumicë dhe pakicë me 20.0%, Ndërtimtaria me 10.0% dhe Telekomunikimet, programimi kompjuterik, veprimtaritë konsultative, infrastruktura kompjuterike dhe veprimtari të tjera informative me 9.2%.
