Me çmime sa Europa, Eurostat: Ndikoi argëtimi, transporti dhe ushqimet. Norma arriti në 3.3%

Nga Xh M
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 qershor Zhurnal.mk – Shqipëria barazohet me Europën… por këtë herë në drejtim të cmimeve të larta.

Kjo është tabloja që sjellin të dhënat e muajit maj, sipas të cilave norma e ndryshimit të cmimeve në vend ka arritur nivelin mesatar europian. Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin Maj 2026 arriti në 3,3 % aq sa e vendeve të BE.

Këtë rritje të cmimeve sa Europa Eurostat e përllogarit nga disa faktorë duke nisur me përqindjen më të lartë tek argëtimi e kultura, pijet alkoolike, transporti, restorante dhe shërbime si dhe ushqime e pije joalkoolike.

Këto vlera qëndrojnë më lartë edhe se inflacioni i përllogaritur sipas Instat i cli në maj arriti në 3% aq sa objektivi i Bankës së Shqipërisë.

Ndërsa çmimet po ecin me ritmin e Europës, pagat dhe pensionet vazhdojnë të mbeten shumë larg standardeve europiane. Kjo do të thotë se çdo rritje e çmimeve rëndon më shumë mbi buxhetin e familjeve shqiptare. Ushqimet, shërbimet dhe shpenzimet e përditshme vijojnë të marrin një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave, duke e bërë përballimin e kostos së jetesës gjithnjë e më të vështirë.

Barazimi i inflacionit me mesataren europiane nuk përkthehet në mirëqenie më të lartë. Përkundrazi, ai nxjerr edhe një herë në pah kontrastin mes çmimeve që po afrohen me Europën dhe të ardhurave që vazhdojnë të mbeten larg saj.

Në një panoramë më të gjerë vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë majit të këtij viti janë Rumania me 9.7%, Kosova me 6.8% dhe Bullgaria me 6.3%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër