Më ftohtë në Petrovecin e Shkupitmë shumë borë në Kodrën e Diellit

Nga B.M
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Këtë mëngjes temperatura më e ulët -7 gradë Celsius është matur në Shkup afër Petrovecit, njoftoi DPHM. Vijojnë Tetova, Velesi, Shtipi, Demir Kapia, Strumica dhe Berova me -6 gradë, -5 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Manastir dhe Kavadar, -4 në Prilep dhe Kodrën e Diellit, -3 Gjevgjeli, -2 Kriva Pallankë, Vinicë, Hanet e Mavrovës, Ohër dhe -1 gradë në Ohër, Pretor dhe Krushevë.

Deri në ora 7 të mëngjesit trashësia më e lartë e borës prej 24 cm ka në Kodrën Diellit, 14 cm në Hanet e Mavrovës, 13 në Krushevë dhe 1 cm në Tetovë dhe Gjurishtë.

Moti sot do të jetë me diell dhe me vfranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 10 gradë.

Në Shkup, me diell dhe i qetë me pak vranësira. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër