Normalizohet trafiku në aksin rrugor Shkup – Shtip

Nga B.M
759 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Normalizohet trafiku në aksin rrugor Shkup – Shtip, i cili deri në ora 6:00 të këtij mëngjesi ka qenë në ndërprerje të plotë, për shkak të një automjeti të djegur, 4 km para pikës pagesore “Preod” informoi LAMM. 

Qarkullimi edhe në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026. 

Aksi rrugor Ohër – Resnjë përmes Parkut kombëtar Galiçica nga data 21.11.2025 deri më 31.03.2026 mbyllet për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve     

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër