Më i vlerësuari i javës në Serie A, Aro Muric pjesë e 11-shes më të mirë

Nga D. V.
484 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Arijanet Muric ka vazhduar me paraqitje spektakolare në Serie A me fanellën e Sassuolos.

Portieri kosovar ka qenë vendimtar në fitoren e Sassuolos 2-1 ndaj Atalantës.

27-vjeçari pati gjashtë pritje ndaj bergamaskëve.

E falë paraqitjes fantastike, Aro mori notën më të lartë në ndeshje dhe njëherit më të lartën në Serie A nga SofaScore 9.5.

SofaScore e ka publikuar formacionin e javës në Serie A, ku Aro Muric është në portë.

Në formacion janë edhe dyshja e Interit, Luis Henrique dhe Federico Dimarco, Dossena dhe Kabasele në mbrojtje.

Në mesfushë janë De Roon, Luka Modric dhe Thorstvedt, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Berardi, Davis dhe Rodriguez.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër